Rrjeti social për bizneset Facebook at Work debuton më 10 Tetor

Publikuar më: 01-10-2016

hero-from-facebook-360-home-page-100664725-galleryMë në fund nuk do të ketë asnjë pengesë në përdorimin e rrjetit social Facebook gjatë punës. Dhe nuk po flasim për publikimin e fotove personale por për komunikimin me ekipin dhe kolegët tuaj të punës.

Pas vitesh eksperimente me shërbime dedikuar sipërmarrjeve, Facebook do të lançojë zyrtarisht Facebook at Work më 10 Tetor. Kompania ka dërguar ftesat për evenimentin që do të mbahet në Londër.

Përpjekja më e fundit në sektorin e sipërmarrjeve e cila do të jetë e disponueshme jo vetëm në desktop por edhe platformat mobile filloi të merrte jetë që nga Janari i 2015-tës. Shërbimi është ndërtuar për të ndihmuar kolegët në ndarjen e informacionit ashtu siç bëjnë me miqtë dhe familjen e tyre në Facebook.

Ky lajmërim vjen pas një raporti të fundit nga The information ku thoshte se së shpejti rrjeti social do të lançonte Facebook at Work. (PCWorld Albanian)

Rrjeti social për bizneset Facebook at Work debuton më 10 Tetor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)