Rrjeti social Linkedin numëron 400 milion anëtare por vetëm 25 % janë përdorues të rregullt

Publikuar më: 30-10-2015

linked_logo_largeRrjeti social Linkedin numëron 400 milion anëtarë në total. Por baza aktive e përdoruesve është shumë larg kësaj shifre. Përgjatë tre mujorit të fundit të 2015-tës Linkedin kishte vetëm 100 milion përdorues aktivë.

Megjithatë kemi një rritje të numrit total dhe aktivë të përdoruesve. Tre mujorin paraardhës Linkedin numëronte 380 milion anëtarë dhe 97 milion përdorues aktivë.

400 milion anëtare nuk janë pak por që duhet të kemi parasysh se rrjetet sociale rivale si Twitter dhe Facebook flasin për përdorues aktivë dhe jo të regjistruar. Po ashtu ndryshe nga dy rivalët Linkedin bën para duket të shitur reklama përmes abonimeve premium.

Tre mujorin e kaluar u shënuan 128 milion dollar fitim nga këto abonime premium. Tre mujori i fundit rezultoi akoma më pozitiv financiarisht me 138 milion dollar. (PCWorld Albanian)

Rrjeti social Linkedin numëron 400 milion anëtare por vetëm 25 % janë përdorues të rregullt
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)