Rrjeti social i fotografive Instagram do të implementojë autentikimin me dy faktor

Publikuar më: 18-02-2016

instagram-app-ios-iphone-mobile-photos-100643645-largeRrjeti social i fotografive në pronësi të Facebook, Instagram, së shpejti do të sjellë për përdoruesit autentikimin me dy faktor, një shtresë sigurie kjo e adoptuar gjerësisht nga rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter.

Me një shifër prej 400 milion përdoruesish, Instagram është padyshim një shënjestër joshëse për hakerat. Me autentikimin me dy faktor hakerat do e kenë të pamundur të qasen në një llogari të vjedhur për shkak se kërkohet verifikimin i identitetit përmes një numri telefoni.

Kjo do të thotë se sulmuesit kanë nevojë për më shumë sesa thjesht një adresë e-mail dhe një fjalëkalim. Facebook për shembull e ofron këtë opsion sigurie prej të paktën katër vitesh.

Techcrunch raportoi se ky funksionalitet e ri ka qenë duke u testuar për disa përdorues dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm edhe për masat. (PCWorld Albanian)

Rrjeti social i fotografive Instagram do të implementojë autentikimin me dy faktor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)