Rrjeti social Facebook tejkaloi shifrën e 1.55 miliard përdoruesve aktivë në muaj

Publikuar më: 05-11-2015

Facebook-ANdroid-opopododo-Flickr

Rrjeti social Facebook numëron më shumë se 1.5 miliard përdorues mes të cilëve 1 miliard shfrytëzojnë rrjetin social çdo ditë.

Këto shifra u publikuan në raportin e tretë të të ardhurave për këtë vit. Raporti citon 1.55 milion përdorues aktivë në muaj shifër kjo e karakterizuar nga një rritje prej 14 % nga viti në vit. Një tjetër statistikë interesante është numri i përdoruesve të rrjetit social nga një telefon apo tablet e cila kalon shifrën e 1.39 miliard.

fb_monthly_q3_2015

E vendosur në perspektivë mësojmë se 65.32 % e përdoruesve të rrjetit social shfrytëzojnë shërbimet e tij çdo ditë. Ndërsa 46 % e numrit të total të përdoruesve aksesojnë këtë shërbim vetëm nga telefoni. Kjo e fundit vijon të rritet dhe brenda 2016-tës mund të arrijë 50 % të përdoruesve total. 

fb_daily_q3_2015Rrjeti social ka arritur të ruajë ritmin e rritjes pavarësisht një rënie si rezultat i zgjerimit të lartë që ka arritur.

Sa i përket të ardhurave raportoi zbuloi shifrat marramendëse të 4.5 miliard dollar vetëm në tre muajt e fundit. 78 % e të ardhurave nga reklamat vinë nga paisje mobile. Të ardhurat kanë thyer pritshmëritë e Wall Street të cilët parashikonin 4.37 miliard dollar. (PCWorld Albanian)

Screen-Shot-2015-11-04-at-1.16.40-PM-800x550

Rrjeti social Facebook tejkaloi shifrën e 1.55 miliard përdoruesve aktivë në muaj
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)