Rrjeti social Facebook rishikon politikat e heqjes së përmbajtjeve

Publikuar më: 01-11-2016

The front cover of Norway's largest newspaper by circulation, Aftenposten, is seen at a news stand in OsloFacebook do të jetë më dorëlëshuar ndaj përmbajtjeve të publikuara në rrjetin social tha një ekzekutiv i kompanisë ditën e Hëne. Një kriter i ri pritet të hyjë në fuqi pas ngjarjeve që morën jetë kur Facebook hoqi foton ikonike të luftës së Vietnamit gjatë muajit Shtator.

Plot 70 grupe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut kanë kërkuar nga rrjeti social sqarimin e politikave të heqjes së përmbajtjeve me arsyetimin se Facebook vazhdimisht ka censuruar përmbatje duke shkelur të drejtat e njeriut.

Një muaj më parë kompania dhe Kryeministrja Norvegjeze Erna Solberg patën një “përplasje” pasi Facebook fshiu foton e vajzës së napalmit publikuar nga gazeta vendase Aftenposten.

Solberg e publikoi foton në faqen e saj në Facebook por ky i fundit e hoqi përsëri. Aftenposten u kundërpërgjigj me një fushatë të egër publikuar në faqet e para të gazetave të saj ku akuzonte rrjetin social për censurë.

Kemi aplikuar disa ndryshime të cilat do të hyjnë në fuqi në javët në vijim. Gjithashtu kemi përmirësuar procesin e përzgjedhjes për tu siguruar se përmbajtjet kontroverse dhe imazhet të trajtohen në mënyrën e duhur,” tha Patrick Walker, Drejtor i Partneriteteve Mediatike pranë Facebook.

Janë pesë ekzekutivë të lartë pranë rrjetit social që japin vendime në mënyrë të drejtpërdrejtë sidomos në përmbajtjet e profilit të lartë e në mesin e tyre është edhe COO, Sheryl Sandberg. (PCWorld Albanian)

Rrjeti social Facebook rishikon politikat e heqjes së përmbajtjeve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)