Rrjeti social Facebook do të luajë videot automatikisht në HTML5

Publikuar më: 20-12-2015

RIP_flashNdërsa Adobe Flash dirgjet në “shtratin e vdekjes”, një tjetër thikë pas shpine erdhi nga rrjeti social Facebook. Pasi u braktis nga Youtube, Mozilla, Apple dhe Google tani Facebook do të luajë videot automatikisht në formatin HTML5.

Në një postim në blog, Daniel Baulig, inxhinier pranë Facebook tha se të gjitha videot përfshi ato që shfaqen në furnizuesin e lajmeve dhe tek faqet do të luhen në HTML5. Ndërkaq theksoi se në të ardhmen rrjeti social do të vijojë të punojë së afërmi me Adobe për të ofruar një eksperiencë të qëndrueshme dhe sigurtë në lojërat që ofron platforma. E thënë ndryshe, dita kur lojërat do të luhen në HTML5 është e largët.

Sipas Baulig, arsyet që detyruan Facebook të braktiste Adobe Flash në favor të HTML5-s është siguria dhe performanca e qëndrueshme e këtij të fundit pa përmendur pastaj zhvillimin e lehtë.

Këtë ditë në të vërtetë e kishte paralajmëruar më parë shefi i sigurisë, Alex Stamos kur tha: “Ka ardhur momenti që Adobe të njoftojë vdekjen e Flash.” (PCWorld Albanian)

Rrjeti social Facebook do të luajë videot automatikisht në HTML5
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)