Rrjeti social Facebook do të lajmërojë përdoruesit nëse janë objektiv i një sulmi hakerash qeveritar

Publikuar më: 19-10-2015

id-2958878-facebook_moble-100263130-orig-100601990-largePërdoruesit e rrjetit social Facebook do të paralajmërohen nëse janë në shënjestër të ndonjë sulmi hakerash qeveritar.

Hapat e duhur për parandalimin e ndonjë kompromentimi të mundshëm të llogarive janë ndërmarrë dhe rrjeti social ka menduar të shkojë më tej duke paralajmëruar përdoruesit nëse janë nën sulm tha shefi ekzekutiv i departamentit të sigurisë Alex Stamos.

Sulmet qeveritare janë më të sofistikuara dhe përdoruesit duhet të kenë parasysh diçka se këto sulme realizohen vetëm nëse kompjuterat ose paisjet mobile janë të infektuara.

Me fjalë të tjera nëse Facebook ju paralajmëron, më mirë do të ishte të zëvendësonit paisjet. Ky paralajmërim shoqërohet me një sugjerim të një funksioni sigurie quajtur “Login Approvals”. Nëse rrjeti social arrin në përfundimin se llogaria juaj po sulmohet, për ta aksesuar atë do ju kërkojë një kod të cilin ua dërgon në celular përmes një sms-je.

facebook-login-approvals-100622525-large.idgeKy rrjet social do të ishte një burim i majmë informacionesh për çdo haker. Mesazhet e përdoruesve mund të lexohen ndërsa lista e kontakteve do të tregonte edhe marrëdhëniet e përdoruesve me miqtë. Nëse sulmi rezulton i suksesshëm, llogaria e hakuar do të shërbente edhe për realizimin e sulmeve të tjera.

Ditëve të sotme, sulmet e hakerave janë sofistikuar aq shumë saqë është vështirë edhe të zbulosh burimin e sulmeve. Edhe nëse zbulohen, rrjeti social nuk e ka ndërmend të ndajë asnjë informacion rreth hakerave të cilët mund të kenë kompromentuar llogarinë tuaj. Përfundimisht ua rekomandojmë aktivizimin e “Login Approvals”. (PCWorld Albanian)

Rrjeti social Facebook do të lajmërojë përdoruesit nëse janë objektiv i një sulmi hakerash qeveritar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)