Rrjeti i PlayStation është offline

Publikuar më: 26-10-2016

psn-down1-930x513Disa adhurues lojërash po raportojnë probleme të qasjes në shërbimin e lojërave të Sony. Rrjeti PlayStation nuk mund të aksesohet nga disa gamera të cilët shprehën irritimin e tyre nëpër rrjete social dhe forume interneti.

Kjo ndërprerje e shërbimit po prek të gjithë gamerat në mbarë botën. Sony konfirmoi problemet në faqen e saj të statusit dhe llogarinë AskPlayStation në Twitter.

Përgjatë dy muajve të fundit Sony ka përjetuar probleme të shumta me rrjetin e saj lojërave. Më 26 Gusht, 6 Shtator dhe 13 Shtator rrjeti i Sony përfundoi offline.

Ndërsa me 22 Gusht kompania njoftoi rritjen e çmimit të shërbimit në 60 dollar në vit, ndryshim i cili hyri në fuqi më 22 Shtator. (PCWorld Albanian)

Rrjeti i PlayStation është offline
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)