Rrjeti kabllor televiziv Kujtesa me platformë të re sportive

Publikuar më: 25-09-2012
Rrjeti kabllor televiziv Kujtesa me platformë të re sportive

Ofruesi i shërbimeve të internetit dhe rrjetit kabllor televiziv Kujtesa së shpejti do të lançojë një pako të re sportive në platformën e saj kabllore.

Kanalet e reja, do të kenë në transmetim direkt, ligat prestigjioze të futbollit evropian, për t’iu përgjigjur kërkesave të klientëve të kësaj kompanie.

Gjatë tre viteve të ardhshme në platformën digjitale Kujtesa ju mund të shihni yjet e ligës së futbollit të Spanjës, Anglisë, Francës, Zvicrës, Portugalisë dhe Amerikës.

Garat që do të transmetohen ekskluzivisht në platformën Kujtesa janë: Primera Division dhe Liga e Dytë e Spanjës, “Npower Championship” Anglez dhe FA Cup Angleze, Liga e Parë e Francës, ajo Zvicerane e Portugalisë dhe Liga e Parë Amerikane (MLS).

Poashtu, Kujtesa ka rezervuar të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të basketbollit në Euro Ligë, që do të thotë se përveç futbollit vëmendje do ti kushtohet edhe basketbollit.

Në këtë pako të re të sportit në Kujtesa do të mund të ndiqni edhe tenis si: turneun Davis Cup, Hopmann Cup dhe shumë turne të tjerë të Asociacionit të Tenistëve Profesionistë.

Kujtesa do të ketë edhe studiot e hapura për komentim me specialistë të këtyre disiplinave, dhe analistë të ndryshëm sportiv vendas dhe të huaj. (PCWorld Albanian)

Rrjeti kabllor televiziv Kujtesa me platformë të re sportive
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)
  • linaa

    a duhet me pagu resiveri dhe sa kushton?