Rrjetet Wi-Fi do të ofrojnë shpejtësi multigigabitëshe falë përditësimit të 802.11ac

Publikuar më: 30-06-2016

80s-beamformingGrupi industrial i Wi-Fi Alliance është duke certifikuar produkte të cilat mund të ofrojnë shpejtësi transmetimi multi gigabitëshe dhe të përmirësojnë mbulueshmërinë në rrjete të denduara nga paisje të shumëfishta.

Programi i ri i certifikimit përqendrohet në funksionalitetet e ashtuquajturës “Wave 2” të 802.11ac. Ky standart tashmë i ka mbushur disa vite por përmban disa funksionalitete mjaft të rëndësishme të cilat nuk ishin të disponueshme në momentin e zyrtarizimit.

Një prej tyre është MU-MIMO (multi-user, multiple-input & multiple output) i cili mbështetet në një teknologji e cila lejon pikat e aksesi wireless të komunikojnë të dhëna tek tre përdoues në të njëjtën kohë. Pa MU-MIMO, routerat do ti transmetonin vetëm një paisjeje në të njëjtën kohë dhe kalimi nga njëra tek tjera është një proces shumë i shpejtë dhe përdoruesit nuk vënë re ngadalësime vetëm nëse rrjeti bart paisje të shumta.

Falë kanaleve 80 Mhz të 802.11 Wave 1, mund të transmetoheshin 433 Mbps tek një paisje në një kohë të caktuar ndërsa routerat MU-MIMO mund të transmetojnë 433 Mbps tek tre paisje në të njëjtën kohë në një total prej 1.3 Gbps. Por përveç se mbështet MU-MIMO, Wave 2 dyfishon bandwidth-in nga 80 Mhz në 160 Mhz. Teknikisht 801.11ac mbështet deri në 8 kanale transmetimi, por programi i certifikimit është i kufizuar në vetëm 4.

Vënia në funksion të tetë kanaleve do të rezultonte në një konsum tejet të lartë të energjisë. Mbase mund të keni dëgjuar për teknologjinë MU-MIMO e cila filloi të shfaqej në 2014-tën në disa routera me kanale 160 Mhz. Sigurisht implementimi i saj kërkon kohë për shkak të problemeve të përshtatshmërisë që mund të hasen në të ardhmen. Telefonët, tabletët dhe laptopët duhet të kenë harduer të përditësuar që të vënë në funksion teknologjinë MU-MIMO të cilën mund ta ketë një router apo çfarëdo paisje rrjeti wireless. (PCWorld Albanian)

Rrjetet Wi-Fi do të ofrojnë shpejtësi multigigabitëshe falë përditësimit të 802.11ac
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)