Rrjetet e para 5G do të shfaqen në 2020. Prisni shpejtësi interneti broadband deri në 20 Gbps

Publikuar më: 23-06-2015

5g

Do tu duhet të prisni ca vite gjersa të mund të shfrytëzoni teknologjinë rrjetit mobile broadband 5G por që kjo pritje do ja vlejë. Në vend të një rrjeti 4G që ofron 50-100 Mbps shpejtësi interneti broadband, 5G do të sjellë shpejtësi deri në 20 Gbps.

Kjo shpejtësi mjafton për të shkarkuar një film në format Ultra HD në më pak se 10 sekonda. Aktualisht 5G-ja po adoptohet gjerësisht nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU).

imt-2020-timeplan

Kjo agjensi ka përcaktuar edhe axhendën e saj të implementimit të 5G-së në të ardhmen por që duhet të kryejë testime të shumta përpara se të vijë implementimi për përdorim komercial në 2020.

Ndërsa të gjithë janë të mahnitur nga kjo teknologji e së ardhmen, përfitimin më të madh nga ky rrjet do e kenë ato paisje jo tradicionale. Rrjetet 5G do të mund të transmetojnë mesatarisht deri në 100 megabit në sekond në 1 milion paisje të Internetit të Gjërave brenda një hapësire prej 1 kilometër katror. (PCWorld Albanian)

Rrjetet e para 5G do të shfaqen në 2020. Prisni shpejtësi interneti broadband deri në 20 Gbps
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)