Rritet përdorimi i telefonisë mobile në Shqipëri dhe Kosovë

Publikuar më: 22-11-2016

tech_l4head_electronic_comm_tcm5044-11870Tre mujori i tretë i 2016-tës dëshmoi një rritje të konsiderueshme të numrit të abonentëve të telefonisë mobile në Shqipëri dhe Kosovë ndërsa ngelet shumë pak për tu thënë për shërbimet e internetit fiks dhe telefonisë fikse.

Që dy autoritetet, AKEP dhe ARKEP, publikuan të dhënat statistikore për tre mujorin e tretë të vitit i cili tregon edhe njëherë tjetër se ngelet shumë për tu bërë në penetrimin e shërbimeve fikse të telefonisë dhe internetit.

Telefonia e Lëvizshme

Në Shqipëri shërbimet celulare panë një rritje të konsiderueshme të përdoruesve nga të gjithë operatorët në treg duke arritur në 3,87 milion abonentë aktivë nga 3.3 milion që ishte tre mujorin paraardhës.

Vodafone vijon të jetë lider i tregu me një rritje të bujshme përgjatë periudhës 1 Korrik-30 Shtator shtuar afro 300,000 abonentë të rinj. Telekom Albania gjithashtu pati një periudhë të tretë të mirë të vitit duke sjell afro 200,000 abonentë të rinj.

screenshot-at-2016-11-22-211649

Situata për ALBtelecom nuk ka ndryshuar pothuajse aspak ku pjesë e kompanisë janë bërë afro 50,000 abonentë të rinj. Për Plus nuk kishte si të mos shkonte më keq. Pas akuzave të ashpra ndaj operatorëve Vodafone dhe Telekom pak javë më parë, AKEP thotë se Plus ka humbur afro 5,000 abonentë.

Në Kosovë për herë të parë shërbimi i telefonisë së lëvizshme ka tejkaluar masën e 100% të penerimit. ARKEP nuk jep të dhëna ekzakte por tregu dominohet nga operatori shtetëror Vala 54.2% të abonentëve ndjekur nga IPKO me 34.7%, Zmobile me 8.38% dhe D3 me 0.01%.

Ajo që vihet re këtë tre mujor është rënia e Vala me 3.2% dhe rritja e IPKO me 3.8%.

 

screenshot-at-2016-11-22-211616

Telefonia Fikse

Shërbimi i telefonisë fikse në Shqipëri prej vitesh është në stazhinim. Një treg totalisht i dominuar nga ALBtelecom me 78.72% të tregut, telefonia fikse rezervon vetëm një hapësirë të ngushtë për katër operatorët e tjerë më të mëdhenj prej 21.28%.

Konkretisht ALBtelecom numëron 175,689 linja fikse, Abcom 14,518 linja fikse, Tring 5,411 linja fikse, Nisatel 5,354 dhe Telekom Fiks 1,384. Të gjithë shënuan vlera negative krahasuar me tre mujorin paraardhës me përjashtim të Abcom dhe Tring që patën rritje me 1,6% dhe 3.5% respektivisht.

screenshot-at-2016-11-22-211712

Në Kosovë telefonia fikse ka arritur në pikën më të ulët që kur ARKEP ka filluar të publikojë raportet e gjendjes së shërbimeve. Tre mujorin e tretë të 2016-tës numri i linjave fikse ra me 2.95% në 54.983.

Sipas ARKEP bizneset përbëjnë 35% të tyre ndërsa konsumatorët individualë 65%. Është Telekomi i Kosovës lider në këtë sektor me 80.28% të linjave fikse ndjekur nga IPKO me 17.92% dhe Kujtesa 1.80%.

Për nga të ardhurat Telekomi i Kosovës kishte 91.2% të tyre gjatë këtij tre mujorit ndjekur nga IPKO me 7.8% dhe Kujtesa 1%.

screenshot-at-2016-11-22-211604

Interneti

Numri i pajtimtarëve në internetin fiks në Shqipëri ishte 261,747 për tre mujorin e tretë të vitit një rritje me tre përqind krahasuar me tre mujorin paraardhës.

ALBtelecom dominon edhe këtë pjesë të tregu me 105,112 abonentë ndjekur nga Abcom me 49,136 abonentë, Tring me 37,779 abonentë, Abissnet me 28, 847 abonentë dhe Nisatel me 7,095 abonentë.

Që të gjithë operatorët patën rritje të numrit të abonentëve nga 1% për ALBtelecom, 3% për Abcom dhe 6% për Tring, Abissnet dhe Nisatel.screenshot-at-2016-11-22-211636

Norma e penetrimit të internetit broadband për popullsi arriti në 9.24%.

Por është interneti celular ai që po lulëzon në Shqipëri. Në total qasja në shërbime interneti celular ishte afro 1.83 milion abonentë. 1 milion abonentë qasen në internet nga rrjeti i Vodafone, afro 451 mijë nga rrjeti Telekom, 263 mijë nga ALBtelecom dhe vetëm 70 mijë abonentë nga rrjeti i Plus.

Në Kosovë numri i pajtimtarëve internet nga rrjetet fikse ishte 237,198 abonentë ku 49% i përkasin IPKO, 24.37 Kujtesa dhe 14.04 Telekomit të Kosovës.

screenshot-at-2016-11-22-211546

Ndërkaq qasja në internet mobil në rrjetet 3G dhe 4G ka arritur në 1,22 milion abonentë, një rritje me 27.8% krahasuar me tre mujorin e dytë të vitit.

Penetrimi i internetit fiks është në shifrat e 13.06% ndërsa për internetin mobil është 61.84%. (PCWorld Albanian)

Rritet përdorimi i telefonisë mobile në Shqipëri dhe Kosovë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)