Rritet përdorimi i internetit broadband në Shqipëri citon AKEP në raportin e tremujorit të parë të 2016-tës

Publikuar më: 01-06-2016

1414119996000Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP) ka publikuar të dhënat e tregut të shërbimeve të komunikimit për tre mujorin e parë të 2016-tës me “të dhëna të dërguara nga rreth 80 operatorë ku spikat ecuria pozitive e internet broadband në rrjetet celulare dhe fikse” shkruante AKEP në njoftim në uebfaqe.

Një nga shërbimet më popullore për shqiptarët është padyshim telefonia celulare dhe këtë e konfirmojnë mësë miri shifrat e larta të përdorimit. Numërohen rreth 4.6 milion karta SIM aktive dhe 3.3 milion përdorues aktivë mujorë. E thënë ndryshime penetrimi i shërbimit të telefonisë celulare në Shqipëri është 117 % për përdorues aktivë dhe 163% për kartat SIM.tc

Tregu vijon të dominohet nga Vodafone operator i cili vazhdon të shënojë rritje të vazhdueshme vitet e fundit. Krahasuar me tre mujorin e fundit të 2015-tës që të tre operatorët kanë shënuar rënie me përjashtim të Vodafone dhe saktësisht Telekom ra me 0.1 pikë përqindjeje në 31.8 %, ALBtelecom me 0.2 pikë përqindjeje në 14 % dhe Plus 1.2 pikë përqindjeje në 5.3 %. Operatori dominant Vodafone kryeson me 52.5 % të tregut një tjetër rritje me 0.7 % krahasuar me tre mujorin e fundit të 2015-tës.

AKEP bëri të ditur se përgjatë tre muajve të parë të 2016-tës janë portuar plot 30 mijë numra, një rritje me 7.4 % krahasuar me tre mujorin e fundit të 2015-tës.

bbËshtë qasja në internetin broadband që ka shënuar rritje të përdorimit gjatë tre mujorit të parë të 2016-tës. Falë edhe implementimit më të gjërë të 4G-së nga Vodafone, Telekom dhe ALBtelecom, numri i përdoruesve me akses në internet broadband nga telefonët mobil është rritur me 7.4 % krahasuar me tre mujorin e fundit të 2015-tës. Sipas AKEP numri i pajtimtarëve me akses në këtë shërbim arriti shifrat e 1.4 milion përdoruesve.

Nga ana tjetër numri i përdoruesve të internetit broadband përmes linjave fikse arriti në 248 mijë, rritje me 2 % krahasuar me tre mujorin e katërt të 2015-tës. Norma e penetrimit për popullsi ishte 8.75 % në rang kombëtar.

Është raporti i dytë që AKEP përfshin në statistika edhe numrin e përdoruesve të shërbimeve Tri-Play. Me dy lojtarë madhorë në treg si ALBtelecom dhe Abcom, numri i përdoruesve të Telefonisë fikse, Internetit dhe Televizorit në një paketë të vetme arriti në 159 mijë gjatë tre muajve të parë të vitit një rritje me 32% krahasuar me një vit më parë. (PCWorld Albanian)

Rritet përdorimi i internetit broadband në Shqipëri citon AKEP në raportin e tremujorit të parë të 2016-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)