Rritet numri i sulmeve të hakerave ndaj routerave të shtëpisë

Publikuar më: 20-10-2016

routerKriminelët e internetit po shënjestrojnë çdo herë e më shumë routerat në shtëpitë e konsumuesve. Fortinet raporton se sulmet e këtij tipi kanë figuruar si entitete të rregullt në listën e dhjetë detektimeve më të shpeshta nga IPS(sistemi i ndalimit të ndërhyrjeve) gjatë tre muajve të fundit që nga korriku.

Shitësi i sigurisë merr në konsideratë se routerat e shtëpive janë bërë një shënjestër e pëlqyeshme për kriminelët e rrjetit.

Hackerat po gjuajnë për dobësi të panjohura por të pa arnuara në Netcore, D-Link dhe pajisjet Asus, në veçanti. Hyrja në router i lejon që të hyjnë në rrjete dhe pajisje që gjenden pas tyre.

Routerat me dobësi ishin gjithashtu pjesë të Mirai botnet, i cili u bë një sustë për sulme madhore DDoS kundër blogerit të krimit kibernetik Brian Krebs dhe shumë të tjerëve në fund të gushtit.

Paralajmërimi i Fortinet mbështetet edhe nga Krebs, i cili tha se pajisjet IoT si routerat , kamerat IP dhe regjistruesit digjital të videove po bëhen mbartës të krimeve kibernetike.

Ndaras kësaj çështje, firma e softuerit të sigurisë ESET paralajmëroi se në një test që kishte bërë të 12,000 routerave , 15% (pothuajse një ndër shtatë) përdorin fjalëkalime të dobët, në shumicën e rasteve emri i përdoruesit lihet “admin”.

Një ndër 14 (7%) të routeve të testuar demonstruan dobësi me rrezikshmëri të lartë dhe të mesme. (PCWorld Albanian)

Rritet numri i sulmeve të hakerave ndaj routerave të shtëpisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)