Rritet interesi ndaj pajisjeve mobile që përdorin rrjetin 4G

Publikuar më: 01-06-2015

4g_mastËshtë akoma herët për të folur për një adoptim masiv të rrjetit 4G por konsumatorët po e kërkojnë gjithnjë e më shumë këtë gjë. Njëkohësisht dhe shifrat e studimeve e mbështesin këtë teori. Studimet online tregojnë se 25% e kërkimeve online vijnë nga një pajisje e cila përdor rrjet 4G. Sipas studimit kërkimet nga një pajisje mobile me rrjet 4G e kalonin shifrën prej një milioni.

Rrjeti 4G është tepër i preferuar pasi ai ka shpejtësi më të madhe në luajtjen e videove dhe në shkarkimet. Për këtë dhe përdoruesit janë tepër të interesuar në adoptimin e tij. 91mobiles.com, i specializuar në krahasimin e cmimeve përsa i përket pajisjeve mobile shtoi se 32% e përdoruesve që duan të blejnë një telefon të ri, kërkojnë për atë i cili ofron mbështetje për rrjetin 4G. Shitësit e smartfonëve konfirmojnë se po vihet re një rritje e kërkesës për rrjetin 4G.

Edhe pse numri i pajisjeve me rrjet 4G në treg është tepër i vogël krahasuar me ato që përdorin 3G, prodhimi i pajisjeve 4G dhe kërkesës së tyre është duke u rritur me ritme të shpejta.Por ndërkohë që kërkesa dhe prodhimi rriten, cmimi i këtyre pajisjeve është ulur. Tanimë mund të gjesh në treg smartfona 4G  cilësor dhe të përballueshëm. Shumë shpejt rrjeti 4G do të jetë i disponueshëm dhe në shtetin shqiptar falë kompanive telefonike që operojnë brenda kufijve. Gjithsesi akoma nuk është krijuar një ide se sa do të kushtojnë pajisjet që mbështesin rrjetin 4G në Shqipëri. (PC World Albanian)

Rritet interesi ndaj pajisjeve mobile që përdorin rrjetin 4G
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)