Rrëzohet plani për heqjen e tarifave roaming, Komisioni Europian propozon një draft të dytë

Publikuar më: 11-09-2016

China Daily/via REUTERS

Përpjekjet e Komisionit Europian për të hequr tarifat roaming në vendet anëtare të Unionit morën një goditje të rëndë javën e kaluar ndërsa Presidenti i Juncker propozoi një draft të dytë.

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian tërhoqi propozimet, një nga kthesat më dramatike të axhendës dixhitale të Unionit duke aplikuar kufizime pas heqjes së tarifave roaming në verën të vitit të ardhshëm.

Tre muaj nga goditja e rëndë që i dhanë britanikët Bashkimit Europian me votën e tyre “Brexit”, Europa po bën të pamundurën për të rikthyer besimin tek institucionet. Pas përpjekjesh progresive në reduktimin e tarifave roaming, ligji i ri europian i cili do të hyjë në fuqi mesin e vitit të ardhshëm do tu japë fund këtyre praktikave për ata konsumatorë të cilët shfrytëzojnë në mënyrë të “drejtë” shërbimin.

Me fjalë të tjera drafti i ri i Komisionit Europian thotë se konsumatorët kanë mundësi të qëndrojnë në rrjete roaming pa asnjë tarifë shtesë vetëm 90 ditë në vit dhe jo më shumë se 30 ditë radhazi.

Dhe nëse operatorët dyshojnë për abuzime nga ana e konsumatorëve me shërbimin “Roam Like Home,” duhet ti njoftojnë përpara se të aplikojnë tarifa shtesë. Përtej këtij afati konsumatorët do të tarifohen 4 cent për minutë, 1 cent për sms dhe 0.85 cent për MB.

Drafti do të diskutohet në mesin e vendeve anëtare përpara se të hyjë në fuqi më 15 Dhjetor. Zyrtarët thanë se vendimi më i fundit i Juncker është pjesë e një serie propozimesh për të nxitur rritjen ekonomike dhe të ashtuquajturin Tregun e Vetëm Europian pas dramës së Brexit. Për dekada me radhë betejat ndaj tarifave roaming kanë qenë një barometër i politikës Europiane. (PCWorld Albanian)

Rrëzohet plani për heqjen e tarifave roaming, Komisioni Europian propozon një draft të dytë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)