Rreth PC World Albanian

RRETH PCWORLD ALBANIAN

PC World Albanian (PCWA) e botuar për herë të parë në qershor të vitit 2008, është një revistë mujore për teknologjinë, në gjuhën shqipe. I dedikohet tregut të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, me target 6 milion shqipfolës. Revista sjell në këto shtete këshillat më të mira, në një gjuhë të kuptueshme dhe të pastër, si dhe opinionet më të detajuara të TI-së. PC World Albanian është përfaqësuese e tregut të ri të TI-së në Ballkan, që ka marrë një hov zhvillimi të dukshëm në Shqipëri dhe Kosovë. PCWA i ofron lexuesit edhe një CD me rekomandimet për aplikacionet dhe demot më të reja.

Tirazhi: 5,000
Shpeshtësia: Mujore (12X/vit)
Mbulimi: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi

AUDIENCA E SHËNJESTRUAR (Target Audience)

Audienca e PCWA përbëhet nga vendim-marrësit për investime, përdorues biznesi (MD, pronarë, anëtarë bordi të ndërmarrjeve), profesionistë, IT/MIS menaxherë dhe adhurues të teknologjisë; të cilët blejnë, përdorin dhe integrojnë produktet dhe shërbimet teknologjike në punë, shtëpi dhe çdokund tjetër, gjë që do t'ju ofrojë reklamuesve në PC World një urë lidhëse me lexues të ndryshëm.