Rrahje zemrash dixhitale: Aplikacione të krijuara në vetëm 48 orë gjatë European Youth Awards Game Jam

Publikuar më: 25-04-2016

EYA Game Jam  (6)Qytetet e Graz dhe Styria po mirëpresin Lojërat Speciale Olimpike 2017 ku zhvilluesit IT dhe adhuruesit e lojërave kanë zhvilluar aplikacione inovative nën motot “Një e rrahur Zemre për Botën” dhe “Të Mësuarit e Matematikës” gjatë evenimentit të dytë të European Youth Awards Game Jam.

Stefanie, Markus, Narges, Clemens dhe Peter u përqendruan terësisht në kompjuterat e tyre ku u mbeteshin vetëm 48 orë për të implementuar idetë e tyre për një lojë apo aplikacion dixhital që kishte të bënte me motot e Lojërave Speciale Omlimpike 2017, sporti më madhor në botë dedikuar njerëzve me prapambetje mendore. Plot 28 të rinj u grumbulluan në Graz javën e kaluar për të dizenjuar dhe zhvilluar aplikacione të dobishme. Ishte Universiteti i Shkencave të Aplikuara FH Joanneum i cili hapi dyert për edicionin e dytë të EYA Game Jam.

EYA Game Jam  (1)

14 studentë punuan së bashku me pjesëmarrësit e Game Jam nga e gjithë Austria pa përjashtuar refugjatët. Të lidhur nga pasioni për programimin, ato formuan ekipe dhe bashkëpunuan intensivisht për tu dhënë jetë ideve të tyre.

Pas katër prezantimesh inspiruese për të krijuar zgjidhje funksionale, pjesëmarrësit përzgjodhën idetë e dy grupeve për ti prezantuar tek i gjithë grupi në terësi. Pas votimit, ekipet e formuara rastësisht punuan me pasion për të krijuar gjashtë aplikacione dhe lojëra kreative deri në orët e vona të natës.

EYA Game Jam  (2)Pas 48 orësh, loja dhe aplikacionet e zhvilluara u vlerësuan nga një juri prej katër ekspertësh ku u përzgjedhën vetëm tre fitues të EYA Game Jam. Lojërat “Pass the Hearts” dhe “The Mathemagician” ndanë vendin e parë.

“Pass the Hearts” është një lojë e cila kërkon nga lojtarët të dalin përpara një video kamera dhe të kapin dhe grumbullojnë sa më shumë zemra me duart e tyre. “The Mathemagician” vlerëson aftësitë matematikore të lojtarëve.

EYA Game Jam  (5)“Të zbavitesh dhe të punosh në të njëjtën kohë është një atmosferë vërtetë reklasuese sidomos kur ke të bësh me njerëz që ja vlen. Kjo është hera e parë që gjendem në Game Jam dhe më shumë gjasa nuk ka për të qenë e fundit,” u shpreh Georg Steinfelder i cili ka udhëtuar nga Viena në Graz për të ndjekur evenimentin.

Ali Al-Faddawe, një refugjat nga Bagdati, i cili ka ndihmuar në organizimin e EYA Game Jam dhe App Camp, ndante të njëjtin mendim me Georg. (PCWorld Albanian)

Rrahje zemrash dixhitale: Aplikacione të krijuara në vetëm 48 orë gjatë European Youth Awards Game Jam
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)