Rovables, robotët të cilët mund të ecin në mbi trupin tuaj

Publikuar më: 27-10-2016

screenshot-from-2016-10-27-08-54-18Në një konferencë në Tokyo të hënën, hulumtuesit nga MIT dhe Stanford shpërndanë robotët e rinj në miniaturë që ato kanë ndërtuar, të quajtur Rovables. Këto robotë të vegjël mund të zvarriten vertikalisht në rroba te pamodifikuara, që do të thotë nuk ka nevojë që të vishet ndonjë bluzë speciale që ato të lëvizin.

Këto robotë mbahen në vend dhe mbajnë objekte me ndihmën e rrotave magnetike që qëndrojnë në të dyja anët e materialet. Duke përdorur sensorë dhe inteligjencë artificiale, mini-roverat janë pjesërisht autonom. Hulumtuesit përshkruajnë skenarë kur këto robotë zvarriten përsëri në xhep kur nuk duhen.

Për çfarë përdoren?

Hulumtuesit propozojnë një numër mundësish për përdorim: Një flotë robotësh mund të mblidhen në krahun e përdoruesit për të krijuar një ekran për të parë video në metro ose të godasin lehtë në sup dike kur i vjen një e-mail. Ose të mblidhen në shpinën e veshësit kur po ecën me një biçikleta apo motoçikletë për të krijuar një dritë sigurie.

Që këto rovera të punojnë si duhet, ato duhet të jenë të aftë që të drejtohen në një hapësirë tri dimensionale. Hulumtuesit e kanë një model që mund të punojë, por i duhet ende që të ndërtojnë një mikro kontrollues me fuqi procesori të mjaftueshme për përballuar algoritmet kompleks të duhur për këtë level të planifikimit të rrugës.

Për momentin, këto robotë kanë bateri në bord që qëndrojnë të ngarkuara për 45 minuta para se të kenë nevojë për më shumë fuqi. Por hulumtuesit thonë se robotët nuk do të jenë duke ecur gjithë kohën, jeta e baterisë mund të zgjatet me orë të tëra. Dhe ato i kanë dizajnuar Rovables që të ngarkohem me anë të wireless-it.

Ndërkohë që Rovables janë vetëm një projekt laboratori për tani, ato sinjalizojnë një të ardhme në të cilën robotët mund të bëhen kaq të kudo gjindshëm sa mund të jenë duke u zvarritur kudo rreth nesh. Por për tani, edhe ato që kanë blerë teknologji që vishet të shumtën e kohës kanë përfunduar duke e lënë në sirtar. (PCWorld Albanian)

Rovables, robotët të cilët mund të ecin në mbi trupin tuaj
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)