Router-at Netgear janë prekur nga një dobësi kritike sigurie

Publikuar më: 18-10-2015

1253896_1160-100055783-largeBesohet se hakerat po shfrytëzojnë vazhdimisht një dobësi sigurie e fshehur tek router-at Netgear duke ridrejtuar përdoruesit në uebfaqe të dëmshme.

Hulumtuesi i sigurisë, Joe Giron, tha për BBC se funksionalitetet administrative në router-in e tij Netgear ishin ndryshuar muajin e shkuar duke manipuluar trafikun e gjeneruar nga DNS-të për në servera të tjerë nga destinacioni fillestar.

Hakerat mjafton të marrin nën kontroll uebfaqen për tek i cili router-i i ridrejton përdoruesit dhe sulmi do të rezultonte me 99% sukses.

Netgear është në dijeni të kësaj dobësie sigurie por tha se vetëm 5000 produkte ishin prekur. Kompania ka publikuar një përditësim për të arnuar këtë dobësi në të paktën 9 router-a. (PCWorld Albanian)

Router-at Netgear janë prekur nga një dobësi kritike sigurie
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)