Roboti i komunikimit i cili sfidoi 160,000 gjoba tani po u vjen në ndihmë të pastrehëve

Publikuar më: 18-08-2016

940Një djalosh i ri nga Britani me profesion kodues kishte zhvilluar një robot komunkimi që sillej si avokat i cilit ka përmbysur më shumë se 170,000 gjoba parkimi të padrejta në Britani dhe Amerikë i ka hedhur sytë në zgjidhjen e problemit të pastrehëve duke ofruar këshilla ligjorë të thjeshta.

Joshua Browder është një djalosh 19 vjeçar student i Universitetit të Standfordit në Kaliforni i cili gjithashtu punon për Centrepoint, një nga organizatat bamirëse më të mëdha në Britani për tu ardhur në ndihmë të pastrehëve.

Një përditësim në robotin e tij DoNotPay u drejton përdoruesve një set të thjeshtë pyetjesh rreth gjendjes së tyre, para se ti këshillojë ato se cili është veprimi i duhur – shpesh duke i ndihmuar që të dërgojnë një letër aplikimi tek kuvendi i tyre lokal për një shtëpi emergjente. Kuvendi ka marrë çdo letër seriozisht, dhe duke përdorur kërkesat për Lirinë e Informacionit, po kërkon një zgjidhje për klientët e robitit të tij.

DoNotPay ishte në fillim një robot komunikimi që thjesht i këshillonte njerëzit në formën më të mirë për hequr ligjërisht gjobat e vëna nga autoritetet lokale në Londër dhe New York.

Ai thotë se shërbimi ka patur një normë suksesi prej 64 përqind, duke apeluar gjoba me vlerë totale që i kalojnë 3 milion sterlina. Projekti tij pasues do të fokusohet në emigrimin, specifikisht refugjatët Sirian të ardhur në Britani. (PCWorld Albanian)

Roboti i komunikimit i cili sfidoi 160,000 gjoba tani po u vjen në ndihmë të pastrehëve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)