Roboti Chatbot Rose fiton çmimin për inteligjencën artificiale Loebner

Publikuar më: 20-09-2015

AIÇmimi Loebner për inteligjencën artificiale, prej 100,000 dollarësh, jepet për atë person apo grup i cili do të krijoj një kompjuter që mund të realizojë një bashkëbisedim me një qënie njerëzore në mënyrë të tillë që personi të mos ketë mundësi të identifikojë nëse ai është duke folur me një kompjuter apo person tjetër.

Fituesi i këtij viti quhet “Chatbot Rose” i cili garoi kundrejt tre rivalëve për të fituar çmimin. Megjithëse qëllimi kryesor është që biseda të jetë e padallueshme nga ajo e një realizuar me nje qënie njerëzore, kjo gjë nuk u arrit. Korenspondenti i teknologjisë për BBC, Rory Cellan-Jones, i cili ishte njëri prej anëtarëve të jurisë, ka deklaruar se ju deshën vetëm tre minuta për të kuptuar se Chatbot Rose nuk ishte një njeri.

Krijuesi i Rose, Bruce Wilcox, është shprehur se chatbot është dizenjuar bazuar në personalitetin e një femre 30 –vjeçare e cila është një konsulente sigurie në botën e hakimit. Pavarsisht se Rose u shpall fituese ditën e ndarjes së çmimit (si dhe vitin e kaluar), dhënia e çmimit Loebner prej 100,000 dollarësh ende ka mbetur e paqartë. Ende nuk dihet nëse  Wilcox do të provojë sërish vitin tjetër. (PCWorld Albanian)

Roboti Chatbot Rose fiton çmimin për inteligjencën artificiale Loebner
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)