Robotët e komunikimit të Skype zbarkuan në Mac dhe Ueb

Publikuar më: 20-04-2016

skype-logo-open-graph-100272883-largeGjatë konferencës Build të 2016-tës, Microsoft ndër të tjera prezantoi robotët e komunikimit në Skype si pjesë e ambicjeve të kompanisë në realitetin virtual dhe automatizimin e proçeseve të komunikimit si e ardhmja e botës së teknologjisë.

Robotët ishin të disponueshëm që atë ditë në platformat desktop, Android, iOS dhe HoloLens. Duke filluar nga dita e sotme robotët e komunikimit do të jenë të disponueshme edhe në ueb aplikacionin Skype dhe aplikacionin për Mac OS.

bingskypebots-100656839-medium

Janë prezent vetëm gjashtë robotë aktualisht dhe të kufizuar vetëm në disa shtete si: Australia, Kanadaja, Anglia, Irlanda, India, Zelanda e Re, Singapori dhe SHBA-ja. Konkretisht ekziston një proces i automatizuar në Bing News ku duke përmendur një term të caktuar do të merrin titujt kryesorë të lajmeve.

Përdorimi i këtyre robotëve të komunikimit është i lehtë. Mjafton të drejtohen tek Kontaktet dhe të klikoni Shto Kontakte ku mund të përzgjidhni një robot të caktuar. Në ueb aplikacionin këto robotë do ti gjeni në seksionin me titull “Discover Bots”. (PCWorld Albanian)

Robotët e komunikimit të Skype zbarkuan në Mac dhe Ueb
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)