Robert Erzin: 80 % e popullsisë aktualisht gëzon shërbimet e internetit 4G me shpejtësi deri 100 Mbps

Publikuar më: 24-12-2015

auto_RAAAS1429609477Mund të them se 80 % e popullsisë aktualisht gëzon shërbimet e internetit 4G me shpejtësi deri 100 Mbps u shpreh Robert Erzin, shefi ekzekutiv i IPKO gjatë një interviste për Gazetën Express ditën e Marte.

Sigurisht në qëndër të diskutimit ka qenë teknologjia 4G dhe shërbimet e reja në 2016-tën. Lidhur me zhvillimin e tregut të telekomunikacionit në Kosovë ai tha se 2014-ta ka qenë viti me përparimin më të dukshëm.

Në lidhje me shërbimet e telefonisë fikse, internetit dhe televizionit, z. Erzin u shpreh se janë lehtësisht të krasueshme me shërbimet që ofrohen në Europë. Në lidhje me gjëndjen aktuale të shërbimeve 3G dhe 4G ai u shpreh: “Shërbimet tona 3G janë në dispozicion të 90% të popullatës. Gjatë këtij viti, në muajin qershor, kemi lansuar edhe shërbimet 4G. Në atë kohë, kemi qenë ende me frekuenca të kufizuara, të cilat i kemi rritur javën e kaluar.”

Bazuar në këtë qëndrim të shefit ekzekutiv të IPKO mësojmë se ka filluar implementimi i frekuencave të reja lajmëruar 1 muaj më parë ARKEP. Operatorët mobil kosovarë, janë vënë në qëndër të kritikave për shërbimin e dobët të 3G-së dhe 4G-së e cila u ndoq nga një deklaratë e drejtorit të ARKEP, Ekrem Hoxha i cili pohoi këtë problematikë për shkak të kufizimit të frekuencave.

Jashtë intervistës nuk ngelën as problemet me operatorët ilegalët të cilët z. Erzin tha se do të zgjidhet pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu ai vuri theksin tek dominimi i IPKO-s në tregun e internetit fiks duke lënë pas dy lojtarët madhorë siç janë Telekomi Kosovës dhe Kujtesa.

U fol edhe për kodin e ri telefonik të Kosovës, ku z. Erzin tregoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje. IPKO gjer më sot ka shfrytëzuar emrin e Telekom Slovenije për ofrimin e shërbimeve roaming. Sa i përket kodit të ri telefonik të implementuar nga IPKO 043, shefi ekzekutiv tja se 049 kishte limituar shërbimet e kompanisë. Kjo sepse IPKO ofron disa pako familjare deri në 5 numra dhe për këtë 049 ishte e kufizuar në resurse shtoi ai më tej.

IPKO në 5-6 vitet e fundit ka investuar 280 milion në infrastrukturë për Kosovën tha z. Erzin për gazetaren e Express. Ai tha se këto investime do të vijojnë sepse dëshira e IPKO është të ofrojë shërbime po aq cilësore sa ofrohen edhe në Bashkimin Europian. (PCWorld Albanian)

Robert Erzin: 80 % e popullsisë aktualisht gëzon shërbimet e internetit 4G me shpejtësi deri 100 Mbps
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)