I riu shpërblehet pasi gjeti dobësi sigurie në Facebook Business Manager

Publikuar më: 20-09-2016

stock-photo-march-istanbul-turkey-facebook-user-login-screen-the-number-of-active-mobile-users-262739564Një djalosh ka marrë një shpërblim prej $16,000 pasi gjeti një dobësi në kodin e Facebook.

20-vjeçar Aron Kumar, student për inxhinieri kompjuterike, ekspozoi një dobësi kritike në Facebook Business Manager e cila do ta lejonte një hacker që të merrte kontroll mbi një faqe Facebook-u në më pak se 10 sekonda.

Ai e gjeti këtë problem me 29 gusht dhe e raportoi atë tek ekipi i sigurisë të Facebook. Njëri prej tyre i shkroi ditën tjetër duke i thënë se si zbulimi i tij i kishte ndihmuar ato të ndalonin një thyerje masive të sigurisë. Ekipi rregulloi dobësinë me 6 shtator dhe pas 3 ditësh Arun mori një email nga to duke e informuar atë për vendimin e tyre për ta shpërblyer.

Arun ka një histori në gjuetinë e dobësive të sigurisë. Ai ka gjetur shumë prej tyre në Google dhe Facebook në të shkuarën. I riu teknologjik ka marrë afërsisht $46,000 në pagesa shpërblimesh për gjuetinë e dobësive të sigurisë në 3 vitet e fundit. (PCWorld Albanian)

I riu shpërblehet pasi gjeti dobësi sigurie në Facebook Business Manager
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)