Rikthehet Startup Weekend Tirana në 6-8 Maj me edicionin e gjashtë të një aktiviteti dedikuar të rinjve

Publikuar më: 05-05-2016

12923196_1072610889463687_7163938969835436931_nDatat 6-8 Maj rikthejnë aktivitetin e rëndësishëm të sipërmarrjes, Startup Weekend Tirana tani në edicionin e gjashtë të tij.

Në një takim prej 54 orësh, grupe zhvilluesish, menaxherë biznesesh, entuziastë startupesh, reklamues, artisë grafike dhe të apasionuar të tjerë do të hedhin i idetë e tyre në formimin e kompanive të reja.

Edhe ky aktivitet përbëhet edhe nga një konkurs, ky i fundit nuk është në themel të qëllimit të oranizimit më shumë sesa krijimi i një atmosfere pozitive me një konkurrencë miqësore nga ku përfitojnë të gjithë pjesëmarrësit.

Startup Weekend Tirana 6.0 është një mundësi e artë për tu lidhur me talente dhe sipërmarrës nga komuniteti vendas. Takimi më i fundit i Startup Weekend u mbajt para 5 muajsh gjatë Javës Globale të Sipërmarrjes ku në qendër të organizimit dhe diskutimeve ishte tema “Qytet Inteligjent.”

Në këtë edicion të radhës do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre si folës Ryan Roberts, përgjegjës për departamentin e çështjeve publike pranë ambasadës Amerikane në Tiranë dhe si mentorë e trajnerë Blerim Gjelidani, themelues i Euro Trade Albania, Edlira Kasaj, entuziaste e komunitetit të startupeve, Erton Graceni, ish këshilltar i zyrës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit pranë Kryeministrisë, Endri Mataj, drejtor i Startup Grind Tirana e shumë figura të tjera të njohura të komunitetit ICT në Shqipëri.

Startup Weekend që nga themelimi si nismë globale numëron mbi 23,000 ekipe të formuara, 193,000 pjesëmarrës nga komunitetet, organizuar në 150 vende dhe janë mbajtur mbi 2,900 takime. Axhenda e aktivitetit të radhës të Startup Weekend do të jetë si më poshtë:

Dita e parë: Takime dhe formime të grupeve
Dita e dytë: Mësim dhe punë
Dita e tretë: Prezantim dhe përzgjedhje

Takimi do të startojë të Premten në ora 17:00 për tu përmbyllur ditën e Dielë në ora 21:00. Do të jetë Instituti Harry Fultz që do të mirëpresë edicionin e gjashtë i veçantë në llojin e tij krahasuar me edicionet e mëparshme sepse pjesëmarrësit duhet të jenë nën moshën 23 vjeç.

Hyrja është hapur ndërsa biletat mund ti porosisni në këtë lidhje. Aplikimet për pjesëmarrje në Startup Weekend Tirana mbyllen mbrëmjen e sotme. Për më shumë informacion mund tu kontaktoni organizatorëve në postën elektronike, tirana@startupwekend.org.

Shtëpia botuese ICTSmedia vijon traditën e saj të mbështetjes së të tilla takimeve si partner dhe mbështetës mediatik të aktivitetit. (PCWorld albanian)

Rikthehet Startup Weekend Tirana në 6-8 Maj me edicionin e gjashtë të një aktiviteti dedikuar të rinjve
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)