Rikthehet bashkëpunimi mes Abcom dhe Digitalb së bashku me kanalet e platformës televizive më popullore në Shqipëri

Publikuar më: 03-05-2016

abcom-digitalb-696x350Muaji Dhjetor shënoi përfundimin e papritur dhe të paparalajmëruar të bashkëpunimit ndër vite mes dy kompanive të njohura shqiptare, Abcom dhe Digitalb. Nga data 1 Dhjetor, në platformën televizive kabllore të Abcom u larguan kanalet e platformës Digitalb për tu zëvendësuar nga ato të Tring.

Ky ngjarje shënoi një sërë debatesh dhe polemikash me dy kompanive ku Abcom shkruante në uebfaqen zyrtare: “Të nderuar klientë! Ju njoftojmë se sot kompania Digitalb ka bërë ndërprerjen e shërbimit për të gjithë klientët Abcom. Ky vendim është marrë krejtësisht në mënyrë të njëanshme duke mos respektuar të drejtën e klientëve që kanë paguar për shërbimin.”

Digitalb argumentonte në të njëjtën mënyrë madje duke u ofruar konsumatorëve konvertimin e abonimit të Abcom në një abonim direkt në platformën Digitalb duke u ofruar edhe dekoderin me çmim promocional prej 5,000 lekësh.

Ditën e sotme një video e publikuar në faqen zyrtare të Abcom në rrjetin social Facebook, tregon mënyrën e përzgjedhjes mes kanaleve Tring dhe Digitalb për abonentët e saj duke lënë të kuptohet në një farë mënyre rikthimin e bashkëpunimit mes dy kompanive.

Edhe pse shkaqet e prishjes së marrëveshjes katër muaj më parë nuk u bënë publike për asnjë moment nga asnjëra prej kompanive, ALBtelecom është operatori tjetër fiks i cili ofron të dy platformat e saj për abonentët e shërbimit ALBtv. Në ditet në vijim pritet që Abcom të bëjë publike edhe çmimet e shërbimit 3n1 për të dyja platformat, Tring dhe Digitalb.

Në rastin e ALBtelecom, paketat ALBtv me platformën Digitalb kushtojnë nga 100-1600 lekë më shtrenjtë sesa ato Tring. Prisni një tarifimit të ngjashëm edhe nga Abcom. (PCWorld Albanian)

Rikthehet bashkëpunimi mes Abcom dhe Digitalb së bashku me kanalet e platformës televizive më popullore në Shqipëri
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)