Ribrandimi i AMC në Telekom drejt finalizimit. Operatori lançon uebfaqen me brendin e Telekom

Publikuar më: 23-07-2015

Screenshot-1Edhe pse jo akoma zyrtarisht, ribrandimi i AMC-së në Telekom(T-Mobile) është shumë afër finalizimit. Operatori i dytë mobil më i madh në Shqipëri ka lançuar uebfaqen e re me brendin e Telekom ku bie në sy menjëherë titulli Telekom Albania dhe 4G. Madje ka ndryshuar edhe etika e operatorit në valët celulare të telefonëve tanë në Telekom.al.

Pak ditë më parë publikuam një analizë se çfarë mund të presim nga AMC në datën 23 Korrik të cilën ka disa javë që e promovon. Folëm edhe përtej asaj çfarë mund të vinte pas kësaj date dhe një hyrje e mundshme e operatorit edhe në shërbimet fikse.

DSC_0188

Dikur AMC, tani Telekom zotëron një portofol të gjërë shërbimesh cilësore. Mund të themi se ky operator spikat për abonimet falas që ofron në aplikacionet Evernote, Wunderlist dhe Deezer për të gjithë ata që kanë një numër Telekom.

Kohët e fundit po promovohet bindshëm 4G-ja jo vetëm nga Telekom por edhe Vodafone që të cilët janë në faza testimi të gatshëm për ta ofruar shërbimin sa më parë që të jetë e mundur. Në heshtje janë ALBtelecom dhe Eagle Mobile si dhe operatori i katërt Plus Communication.

Me markën e re fillon një epokë e re e Telekom. Priten investime në shërbime sa më cilësore ndërsa prioritet ngelet 4G-ja momentalisht. Ndërsa në uebfaqen përveç dizajnit dhe markës Telekom nuk ka ndryshuar asgjë tjetër, çdo paketë, ofertë apo plan tarifor ngelet po i njëjti. Por presim që kjo të ndryshojë së shpejti. Tashmë kemi të bëjmë mos të themi me një kompani të re, e marka Telekom është ndër më prestigjozet në Europë.

Konkurrenca është ajo që do të përcaktojë të ardhmen e shërbimit të telekomunikacionit në vend. Kemi një Vodafone të fuqishëm me shërbime shumë cilësore e tani një markë krenare siç është Telekom gati për të shfaqur gjithë potencialin. (PCWorld Albanian)

Ribrandimi i AMC në Telekom drejt finalizimit. Operatori lançon uebfaqen me brendin e Telekom
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)