Rënia e çmimeve të disqeve solide SSD ngushton diferencat në kosto me hardisqet tradicionale

Publikuar më: 02-12-2015

ssdupgrade_primary-100055637-largeDiferencat në çmime mes një disku solid( SSD ) dhe hard disku në aspektin e çmimit do ti përkasin së kaluarës në dy vitet e ardhshme.

Firma hulumtuese DRAMeXchange parashikon se çmimet mesatare të SSD-ve do të biejnë në 0.24 dollar për GB në 2016-tën dhe në 2017-tën në 0.17 dollar për GB. Këto çmime përgjatë 2015-tës kanë qenë në shfrita e 0.39 dollar për GB.

Ndërsa çmimet e hardisqeve do të qëndrojn në 0.06 dollar për GB. E thënë ndryshe, një disk solid 256GB do të kushtojë rreth 60 dollar, po aq sa kushton një hard disk me kapacitet 1TB. Diferenca në çmim mes një SSD 512 GB dhe 256 GB do të jetë vetëm 44 dollar. Sot kjo tendencë shkon drejt 100 dollarëve.

Normalisht që rënia e çmimeve nxitet nga konkurrenca në rritje nga prodhuesit. Në muajin Gusht Samsung prezantoi diskun e parë solid 16 TB me teknologjinë 3D NAND. SanDisk dhe Toshiba gjithashtu po punojnë me këtë teknologji madje edhe Intel. (PCWorld Albanian)

Rënia e çmimeve të disqeve solide SSD ngushton diferencat në kosto me hardisqet tradicionale
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)