Rënia drastike e shitjeve të telefonëve Windows sinjalizon fundin e markës Microsoft Lumia

Publikuar më: 29-01-2016

_dsc0211-100620140-largeNë raportin e tre mujorit të fundit të 2015-tës, Microsoft zbuloi disa detaje mjaft me rëndësi të cilat në një farë mënyre hedhin dritë mbi të ardhmen e kompanisë. Mbase lajmi më i bujshëm ishte se gjatë 2015-tës janë shitur vetëm gjysma e telefonëve Lumia krahasuar një vit më parë.

E kundërta ndodh me divizionet e shërbimeve cloud dhe harduerëve Surface të cilët shfaqën një performancë të qëndrueshme. Microsoft tha se ka shitur vetëm 4.5 milion telefonë Lumia e thënë ndryshe një rënie me 57 % krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Kjo u reflektua edhe tek rënia e të ardhurave me 53 % nga ky divizion në 1.2 miliard dollar. Dhe si për ti përkeqësuar gjërat, Microsoft parashikon që të ardhurat nga ky biznes të reduktohej më tej në 636 milion dollar në tre mujorin e parë të 2016-tës.

Në terësi, të ardhurat e Microsoft ranë me 15 % në 23.8 miliard dollar. Asnjë analist i Wall Street nuk guxon të pyes e as komentojë mbi të ardhmen e biznesit të telefonëve shkruante PCWorld.

Kohët e fundit kanë qenë të shumta spekulimet se Microsoft do të braktisë markën Lumia në favor të telefonëve të rinj Surface. Besohet se Lumia 650 do të jetë telefoni i fundit që bart këtë markë. Gjer më sot, telefoni më i shitur i Microsoft është Lumia 530 prezantuar në 2013-tën. (PCWorld Albanain)

Rënia drastike e shitjeve të telefonëve Windows sinjalizon fundin e markës Microsoft Lumia
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)