Reklamuesit në Google së shpejti do të shënjestrojnë reklama bazuar në adresat e-mail

Publikuar më: 29-09-2015

google1Google ka prezantuar një funksionalitet të ri për të konkurruar me rrjetin social Facebook në fushën e reklamave.

Vetë Google në esencë është një kompani reklamimi. Gjigandi i motorit të kërkimit po krijon mundësi për reklamuesit që të dërgojnë reklama tek individë bazuar në në adresat e tyre e-mail dhe ezaktësisht në Gmail.

Ky funksionalitet i ri quhet “Customer Match” përmes së cilit reklamuesit kanë mundësi të ofrojnë një listë të postave elektronike gjatë lançimit të fushatave reklamuese. Por si funksionon? Një shembull: Nëse një distributor ka ruajtur një listë adresash e-mail-i të konsumatorëve që kanë blerë më parë, tani falë Google këto adresa mund ti shfryzëzojë duke u dërguar reklama me produktet e saj kurdo që kërkojnë për një produkt të ngjashëm në Google.

Google Customer Match do të konkurrojë me funksionalitetin “Custom Audiences” të rrjetit social Facebook e cila po ashtu përdor adresat e-mail të konsumatorëve për të dërguar reklama. Facebook po e bën këtë gjë që nga 2012-ta. (PCWorld Albanian)

Reklamuesit në Google së shpejti do të shënjestrojnë reklama bazuar në adresat e-mail
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)