Reddit publikoi për herë të parë aplikacionet zyrtare iOS dhe Android në 2016-tën

Publikuar më: 07-04-2016

redditapp-100654851-largeReddit më në fund i është bashkuar çdo faqeje tjetër interneti duke ofruar për herë të parë aplikacione mobile. Po, aplikacionet zyrtare të Reddit janë të disponueshëm në iOS dhe Android që nga dita e sotme.

Edhe pse dizajnet e aplikacioneve diferencohen nga njëri tjetri, menuja në fund të ekranit në iOS dhe Material Design në Android, që të dy ofrojnë një eksperiencë të kënaqshme gjatë navigimit në postimet e Reddit. Këto aplikacione patjetër që do të kenë edhe reklama por përdoruesit e rinj do të përfitojnë falas një abonim “Reddit Gold” duke ofruar eksperiencë të pastër brenda aplikacioneve.

Nisur nga përshkrimi secili prej përdoruesve të aplikacioneve mund të publikojnë postime, të komentojnë mbi postimet aktuale dhe nga votimet e përdoruesve përcaktohet edhe kronologjia e postimeve nga përmbajtjet më të mira në krye të përmbajtjet më pak të votuara.

Në një farë mënyrë, Reddit e ka ofruar një aplikacion të saj zyrtar në iOS. Në 2014-tën kompania bleu Alien Blue, aplikacionin jo zyrtar më popullor të Reddit. Tani Alien blue po hiqet nga tregu ndërsa Reddit përqendrohet në aplikacionet e reja.

Një aplikacion zyrtar i Reddit në dy platformat më popullore sot në planet mund ta bëjë situatën më të vështirë për ato jo zyrtaret si BecanReader, Antenna dhe Reddit Sync. Megjithatë Reddit bëri të ditur se nuk planifikon të ndalojë zhvillimin e aplikacioneve nga palët e treta. (PCWorld Albanian)

Reddit publikoi për herë të parë aplikacionet zyrtare iOS dhe Android në 2016-tën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)