Realizon sulm DDoS ndaj 911, 18 vjeçari përfundon në pranga

Publikuar më: 31-10-2016

i89x7fepi4fouimwurpqNjë burrë nga Arizona u arrestua javën e kaluar, pasi thuhet se është përgjegjës për një sulm DDoS në sistemin e telefonatave të 911.

Meetkumar Hiteshbhai Desai thuhet se kishte në pronësi një blog dhe një kanal në YouTube ku ofronte informacion për dobësitë që ai zbulonte.

Javën e kaluar, ai raportohet se bëri një postim në rrjetin social Twitter, një një dobësi në javascript nëpërmjet të cilit shfrytëzonte telefonët dhe tabletat që të telefononin në mënyrë të vazhdueshme 911.

Më shumë se 1,000 njerëz e klikuan këtë script dhe qendrat e telefonave në mbarë vendin merrnin 100 telefonata brenda disa minutave.

Desai tha për departamentin e policisë se shoku i tij gjeti dobësinë dhe ai e modifikoi. Ai vijoi mëtej duke thënë se e gjitha ishte një shaka.

Ai i tha policisë se ai vetëm po luante me dobësinë për të fituar njohje në komunitetin online të programuesve.

Desai përballet me 3 akuza për shfrytëzim në mënyrë të jashtligjshme të paisjeve kompjuterike. (PCWorld Albanian)

Realizon sulm DDoS ndaj 911, 18 vjeçari përfundon në pranga
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)