Realizohet fluturimi i parë i dronit të Facebook i cili do të dërgojë internet në çdo cep të botës

Publikuar më: 23-07-2016

Facebook CEO Mark Zuckerberg holds a propeller pod of the solar-powered Aquila drone on stage during a keynote at the Facebook F8 conference in San Francisco, California April 12, 2016. Facebook Inc said July 21, 2016, it had completed a successful test flight of a solar-powered drone that it hopes will help it extend internet connectivity to every corner of the planet. REUTERS/Stephen Lam/File Photo

REUTERS/Stephen Lam

Facebook bëri të ditur se ditën e enjte kishte kryer testimet e para të suksesshme të një droni me energji diellore i cili do të ofrojë qasje në internet në çdo cep të planetit.

Aquila, mjet fluturues në lartësi të mëdha, flutoroi në disa mijëra metra mbi sipërfaqen e tokës për 96 minuta mbi Arizona të Shteteve të Bashkuara, shkroi Mark Zuckerberg në një postim në faqen e tij në Facebook. K

ompania shpreson të ndërtojë një flotë me Aquila të cilat mund të fluturojnë në 18,290 metra mbi tokë dhe të komunikojnë me njëra tjetrën për të ofruar qasje në internet.

Google gjithashtu ka investuar shuma të mëdha për të ofruar qasje në internet për projektit të balonave Loon.

Shefi i laboratorit të konektivitetit dhe departamentit të inxhinierisë pranë Facebook shprehej se në fillim shpresonin që Aquila të fluturonte të paktën për 30 minuta. Yael Maguire tha se Aquila do të kalojë disa faza testuese me shpresën se do të thyer rekordin botëror si mjeti fluturues me itinerarin më të gjatë të përshkuar.

Rrjeti social Facebook i cili numëron 1.6 miliard përdorues në mbarë botën ka investuar miliarda dollar për të ofruar qasje në internet jo vetëm për dronëve por edhe iniciativës internet.org. (PCWorld Albanian)

Realizohet fluturimi i parë i dronit të Facebook i cili do të dërgojë internet në çdo cep të botës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)