Reagimet në Facebook: Rrjeti social u jep jetë emocioneve të përdoruesve

Publikuar më: 24-02-2016

facebook-reactionsPas disa testimesh të paralajmëruara në disa shtete, Facebook ka filluar të ofrojë për të gjithë përdoruesit butonat e rinj të pëlqimeve njohur si “Reagimet”.

Pjesë e tyre janë gjashtë figura të cilat shprehin emocion dhe implementimi i tyre nga rrjeti social erdhi pas ngjarjes së dhimbshme të një fëmije sirian i gjendur i vdekur pranë një breg deti.

Në një postim në blog, rrjeti social Facebook, bëri të ditur se Reagimet janë të disponueshme për të gjithë përdoruesit në çdo cep të botës. Në desktop mjafton të poziciononi kursorin mbi butonin like dhe automatikisht do të shfaqen gjashtë opsione ku mund të përzgjidhni mes butonave: Pëlqej, Dashuroj, Haha, Wow, E trishtë ose I Zemëruar.

Në platformat mobile nëse vizitoni rrjetin social nga një shfletues mjafton të mbani të shtypur butonin like dhe menjëherë do të shfaqen Reagimet. E njëjta vlen edhe për aplikacionet Android dhe iOS të rrjetit social.facebook-reactions-animationDuke shtuar reagimet, Facebook tani do të arrijë të kuptojë më mirë sesi ndihen përdoruesit. Si rezultat edhe përmbajtjet e shfaqura në Furnizuesin e Lajmeve do të jenë të përsonalizuara. Përshembull nëse ju “dashuroni” një kafshë shtëpiake, me shumë gjasa në furnizuesin e lajmeve do të vëreni foto të shumta të tyre.

Facebook beson se falë Reagimeve tani ndërveprimi mes kulturave dhe gjuhëve të ndryshme do të jetë edhe më i lehtë. Përmes një prej formave të reagimit lehtësisht mund të lini të kuptoni përsonin përkatesë se jeni në dijeni të asaj çfarë shkruhet.

Nëse një mik i juaji ka përjetuar një ngjarje të pakëndshme dhe e ka ndarë në rrjetin social, pëlqimi i asaj nuk do të ishte gjëja e duhur përkundër tani me Reagimet mund të shprehnin emocionin e duhur për ngjarje të caktuara. (PCWorld Albanian)

Reagimet në Facebook: Rrjeti social u jep jetë emocioneve të përdoruesve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)