Razer përditëson laptopët Blade me procesorët Kaby Lake dhe grafikat e serive GTX 10 të Nvidia

Publikuar më: 06-09-2016

Razer-Blade-Stealth-3-800x533Laptopët e lojërave të Razer do të përfitojnë një rritje të jetëgjatësisë së baterisë dhe performancës njoftoi kompania ditën e djeshme. Ndër të tjera do të jetë laptopi 12.5 inç Blade Stealth i cili do të përmirësohet me modelet e reja të procesorëve Intel, Kaby Lake.

Në terësi procesorët Kaby Lake konsiderohen si përditësim i vogël krahasuar me Skylake po konkretisht kemi të bëjmë me një performancë të shtuar. Paraardhësi i laptopit kishte procesor Core i7-6500U me frekuencë 2.6 Ghz dhe Turbo 3.1 Ghz ndërsa procesori modelit të ri është Core i7-7500U me frekuencë 2.7 Ghz dhe Turbo 3.5 Ghz.

Sigurisht një bateri me kapacitet më të lartë është një domosdoshmëri. Njësia 45 vatëshe do të zëvendësohet nga një 53.6 vatëshe. Kjo do të rezultojë në jetëgjatësi baterie 20 % më të lartë. Çmimet fillojnë nga 999 dollar për një modelin me ekran 2560×1440 piksel dhe disk solid 128GB.

Shitjet kanë filluar ndërsa dërgesat vetëm pas datës 14 Shtator. Megjithatë veçantia e këtij laptopi qëndron tek një komponent i jashtëm: Një kartë grafike desktop e cila lidhet me laptopin përmes portave Thunderbolt 3 dhe sjell performancën e Nvidia GeForce GTX 1080 dhe AMD Radeon RX 480. E thënë ndryshme laptopi mund të konvertohet në një makineri të vërtetë video lojërash.

Nëse konsumatorët duan kartën grafike brenda laptopit Razer ka menduar edhe për këtë kategori duke përditësuar modelin 14 inç të laptopit Blade. Ky sistem do të fuqizohet nga procesorët Skylake dhe jo Kaby Lake. Ndryshimi do të jetë pikërisht tek karta grafike duke zëvendësuar Nvidia 970M me GTX 1060. Ky i fundit do të jetë kartë grafike desktop në performancë dhe madhësi duke rritur trashësinë e laptopit me 1,78 cm.

Për këtë model çmimet fillojnë nga 1,799 dollar. Ekrani do të ketë rezolucion 1920×1080 piksel dhe 256GB disk solid. (PCWorld Albanian)

Razer përditëson laptopët Blade me procesorët Kaby Lake dhe grafikat e serive GTX 10 të Nvidia
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)