Razer Blade Pro, një laptop me performancën e një desktopi

Publikuar më: 21-10-2016

rzrbladepro-03-640x427Nëse po kërkoni një performancë të lartë por preferoni një sistem portativ, laptopi i ri Razer Blade Pro është i duhuri. Razer e quan “desktopi në një laptop” dhe deri në një farë pike kanë të drejtë.

Në brendësi laptopi ka një procesor Skylake me katër bërthama, një kartë grafike Nvidia GeForce GTX 1080 8GB, 32 GB RAM, 2 Terabajt SSD NVMem Thunderbolt 3 dhe ekran 4K.

Ky është një kompjuter i cili nuk sakrifikon shumë nga të qënurit një desktop. Ka një tastierë të plotë mekanike shoqëruar nga një trackpad gjigandesk në të djathtë të laptopit.

E gjitha kjo është e paketuar në një njësi e cila është tejet portative. Peshon 3.8 kilogram dhe është 2.2 cm i trashë. Po çmimi? Një model 512GB kushton 3,699 dollar. (PCWorld Albanian)

Razer Blade Pro, një laptop me performancën e një desktopi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)