Raspberry Pi shet 10 milion mini kompjutera, prezanton një pako aksesorësh për Pi

Publikuar më: 08-09-2016

rpi-930x625Fondacioni Raspberry Pi ka shitur më shumë se 10 milion njësi të mini kompjuterit Pi. Javët e para të këtij viti panë gjeneratën e tretë të mini kompjuterit të mbërrinte në treg. Me kosto prej 35 dollarësh dhe me po të njëjtat opsione të paraardhësve si HDMI, Ethernet dhe 4 porta USB, kompjuteri rezultoi një sukses.

Por versioni në fjalë theu shumë barriera që paraardhësit nuk kishin arritur. RaspBerry Pi 3 kishte Bluetooth 4.0, adapter wireless dhe procesor katër bërthamësh 64 Bit 1.2 Ghz ARMv8.

Së bashku me mbështetjen e Windows 10-tës, konsumatorët mund të kenë një paisje kompjuterike mjaft efektive në madhësinë e një karte krediti. “Kur e filluam këtë projekt kishim vetëm një qëllim, rritjen e numrit të njerëzve që aplikonin për të studiuar Shkencat Kompjuterike në Kembrixh,” u shpreh themeluesi i Raspberry Pi Eben Upton.

starter_kit-300x200Për të festuar këtë moment historik, Fondacioni prezantoi diçka të re. Quhet Raspberry Pi Start Kit, një pako aksesorësh që do të shoqërojnë mini kompjuterin bazik. Brenda pakos e cila kushton 130 dollar gjendet një mini kompjuter Raspberry Pi 3 Modeli B, kartë SD 8GB NOOBS, një çantë, një ushqyes, një kabllo HDMI, një maus optik, një tastierë dhe një libër.

Kjo pako momentalisht mund të blihet vetëm në Britani dhe në javët në vijim do të ofrohet globalisht. (PCWorld Albanian)

Raspberry Pi shet 10 milion mini kompjutera, prezanton një pako aksesorësh për Pi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)