Raspberry Pi prezantoi Pi Zero: Një kompjuter 5 dollarësh me proçesor 1 Ghz dhe 512 MB RAM

Publikuar më: 26-11-2015

raspberry-pi-zero-_3510862bFondacioni Raspberry Pi pas suksesit që korri me kompjuterin e parë në botë që kushtonte vetëm 25 dollar edhe njëherë tjetër tërhoqi vëmendjen e botës së teknologjisë me një produkt tjetër akoma edhe më impresionues.

Kompjuteri më i ri nga ky fondacion quhet Raspberry Pi Zero dhe kushton sa një birrë shkruante prestigjozja britanike The Telegraph. Rasberry Pi u prezantua 3 vite më parë, ekzaktësisht në Shkurt të 2012-tës dhe kushtonte 25 dollar ndërsa modeli Zero është akoma më i fuqishëm dhe më i lirë.

Në përmasat 65 mm me 35 mm, Raspberry ka përfshirë një proçesor ARM11 me frekuencë 1 Ghz dhe 512 MB RAM. Tani imagjoni që në 2005 një kompjuter për tu marrë në konsideratë kishte po aq RAM dhe kushtonte 1,000 dollar.

Projekti Raspberry Pi Zero përmban dy porta microUSB, një fole për kartë microSD dhe një portë miniHDMI. Funksionon me sistemin operativ Raspbian, një distribuim Linux i cili bart aplikacione edukative si Sonic Pi dhe Scratch. E gjitha vetëm për 5 dollar.

Themeluesi i Raspberry Pi, Eben Upton thoshte: “Kompjuteri Raspberry Pi është ndërtuar për ata individë që duan të mësojnë programimin dhe kostoja është një barrierë serioze.” (PCWorld Albanian)

Raspberry Pi prezantoi Pi Zero: Një kompjuter 5 dollarësh me proçesor 1 Ghz dhe 512 MB RAM
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)