Raspberry Pi nxori në shitje kasën zyrtare e cila kushton 10 dollar

Publikuar më: 18-06-2015

raspberry-pc-official-computer-caseProjekti Raspberry ditëve të sotme po arrin një sukses të paprecedent duke shitur mbi 5 milion mikro kompjuterat bazuar në proçesorët ARM. Por ndërsa Raspberry Pi ka ndërtuar ca pjesë kompjuterike në një të vetme e aftë tashmë të funksionojë edhe me Windows 10-tën, ajo kurrë më parë nuk kishte ofruar një kasë për të ruajtur këto pjesë kompjuterike.

Kompania tashmë ka zbuluar këtë kasë dhe aktualisht është në shitje për vetëm 9.50 dollar, çka do të thotë se mund të blini mini kompjuterin Pi dhe kasën për vetëm 50 dollar, njëkohësisht të zotëroni një kompjuter portativ.

Natyrisht që u duhet të blini edhe komponentë të jashtëm dhe kostoja mund të tejkalojë shifrën 50 dollar. Kasa ka një material ndërtimi plastik dhe është në ngjyrë të bardhë. Ka katër porta USB, një Ethernet, dhe një për kartat microSD. (PCWorld Albanian)

Raspberry Pi nxori në shitje kasën zyrtare e cila kushton 10 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)