Raspberry Pi 3 sjell proçesor 64Bit, Wi-Fi dhe Bluetooth duke ruajtur koston 35 dollar

Publikuar më: 29-02-2016

raspberry-pi-3-640x427Ka dalur në shitje ditën e sotme versioni i tretë madhor i mini kompjuterit të famshëm, Raspberry Pi i cili tani karakterizohet nga një proçesor 64Bit, Wi-Fi dhe Bluetooth.

Në versionet e kaluara, Pi kishte nevojë për adaptera USB për tu paisur me konektivitet Wi-Fi dhe Bluetooth. Me 802.11n Wi-Fi dhe Bluetooth 4.0, Raspberry Pi 3.0 liron portat e tjera USB për tu përdorur për qëllime të tjera.

Modeli i kaluar kishte një proçesor 900 Mhz Cortex A7 me katër bërthama ndërsa Pi 3 sjell një proçesor Cortex-A53 64Bit me katër bërthama dhe frekuencë 1.2 Ghz. Supozohet se gjenerata e re të jetë 50 % më e shpejtë. Memorja RAM ngelet po e njëjta në vetëm 1GB ndërsa grafikat janë përmirësuar falë çipit Broadcom Video Core IV me frekuencë 400 Mhz. Mbështet video 1080p me 60 frekuenca në sekond në formatin H.264.

Portat e internetit ofron një kapacitet prej 100 Mbps. Wi-Fi i Pi ofron një shpejtësi deri në 150 Mbps ndërsa në teori maksimumi do të jetë 40 Mbps.

Një nga arritje më të mëdha të këtij version është përmirësimi i harduerit ta ndikuar në çmim. Që nga 2012-ta kur debutoi versioni i parë, Raspberry Pi ka shitur afro 8 milion paisje të tilla. (PCWorld Albanian)

Raspberry Pi 3 sjell proçesor 64Bit, Wi-Fi dhe Bluetooth duke ruajtur koston 35 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)