Raportohet se Youtube ka rikthyer mbështetjen për furnizuesit RSS

Publikuar më: 15-11-2016

youtube-rss-feedMe sa duket Youtube ka vendosur ti lejojë përdoruesit të ndjekin kanalet me anë të RSS, përsëri, dhe ndryshe prej viteve të kaluara, këtë rradhë duket se është e mbështetur zyrtarisht!

Në një njoftim për një përdorues Youtube shkruante:

“Merr përditësime RSS nga një kanal i vetëm. Për të marrë një furnizim RSS nga një kanal i vetëm, vendosni URL e kanalit në lexuesin tuaj RSS.

Merr përditësime RSS për të gjithë abonimet. Për të importuar të gjithë abonimet tuaja në Youtube  në lexuesin tuaj RSS, ju mund të përdorni funksionalitetin tonë të shkarkimit të skedarit OPML… “

Nuk ka ndonjë të dhënë se kur u shtua ky funksionalitet. Shumica e artikujve rreth furnizuesit RSS të Youtube ose janë hakime ose histori e hershme. (PCWorld Albanian)

Raportohet se Youtube ka rikthyer mbështetjen për furnizuesit RSS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)