Raportohet se Microsoft po ndërton një kompjuter All-in-One me markën e Surface

Publikuar më: 03-07-2016

Surface-3-Docking-Station-2-640x360Ditën e djeshme, DigiTimes raportoi se Microsoft po ndërton një anëtar të ri të familjes Surface: një kompjuter All-in-One (AiO) dizenjuar për dhomat ndjenjiejes. Gazeta e teknologjisë citon burime industriale ndërkaq ditën e sotme Daniel Rubino i Windows Central shkroi raportin e tij për të njëjtin produkt.

Ky sistem i ri do të ketë gjeneratën e re të proçesorëve Intel me arkitekturën Kaby Lake, i cili në vetvehte është mister gjithashtu. Intel ka heshtur përballë Kaby Lake por disa raportime flasin për një debutim në tre mujorin e tretë të 2016-tës mbase të shtyhet edhe për në 2017-tën.

Kjo ngjarje padyshim është një problem për Microsoft AiO por gjithashtu edhe për Surface Pro 4 dhe Surface Book të cilët po presin Kaby Lake përpara se të rifreskohen në fund të vitit. Çdo gjë tjetër lidhur me kompjuterin AiO ngelet një mister por nxitur nga marka Surface mund të presim një kompjuter të parametrave të lartë duke trashëguar disa prej cilësive të produkteve të tjera Surface që i diferencojnë nga prodhuesit e tjerë.

Megjithatë ndryshe nga Surface Pro dhe Surface Book ku që të dy ishin inovacion më vehte për mënyrën sesi Microsoft e shikonte kompjuterin e së ardhmes, tregu i kompjuterave AiO është pushtuar kohë më parë nga prodhues të shquar si Dell, Lenovo, HP, Apple etj. Nëse ky produkt i ri i Microsoft ndjek një drejtim tjetër ndryshe nga ai i prodhuesve, suksesi do ta ndjekë pas.

Marka Surface tradicionalisht i është përkushtuar paisjeve portative dhe tabletëve 2n1. Vitin e kaluar u zgjerua me një ekran muri, Surface Hub, dedikuar video konferencave. Në të njëjtën kohë vijojnë të shtohen spekulimet e një telefoni Surface. (PCWorld Albanian)

Raportohet se Microsoft po ndërton një kompjuter All-in-One me markën e Surface
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)