Raportohet se HTC do të ndërtojë modelet e reja Nexus me emrat e koduar “Marlin” dhe “Sailfish”

Publikuar më: 28-04-2016

IMG_0060-640x427Linja e telefonëve Nexus ka një të kaluar interesante me emra të koduar që inspirimin e marrin nga gjallesat ujore. Ditën e sotme, Android Police dhe Evleaks hodhën detajet e para të telefonëve të ardhshëm Nexus.

Ishte pikërisht Android Police i cili në 2014-tën detajoi Nexus 6 me emrin e koduar Shamu dhe në 2015-tën modelet Nexus 6P dhe Nexus 5X me emrat e koduar Angler dhe Bullhead. Tani portali njoftoi pasardhësit e telefonëve të vitit të kaluar, modelet “Marlin” dhe “Sailfish”, ku që të dy do të ndërtohen nga HTC.

Marlin në të vërtetë është përmendur edhe nga një inxhinier i Qualcomm. E gjitha kjo sa konfirmon më tej se ky produkt ekziston. Përfshirja e Qualcomm në këtë mes natyrisht do të ketë të bëjë me Snapdragon 820.

Ndërtimi i telefonëve të ardhshëm Nexus nga HTC, do të thotë lajme të mira për paisjen e realitetit virtual HTC Vive VR dhe telefonin më të mirë të kompanisë HTC 10. Evan Blass, informatori i njohur me anë të llogarisë @evleaks, gjithashtu konfirmoi HTC-në si prodhuesin e dy modeleve të reja Nexus. (PCWorld Albanian)

Raportohet se HTC do të ndërtojë modelet e reja Nexus me emrat e koduar “Marlin” dhe “Sailfish”
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)