Raportohet se BlackBerry po “vuan” në tregun e telefonëve Android

Publikuar më: 08-06-2016

Blackberry-priv-640x427BlackBerry raportoi probleme të shumta lidhur me tranzicionin drejt platformës më popullore në planet, Android. Njjë raport i CNET i cili citon ekzekutiv të lartë brenda kompanisë duke thënë se “BlackBerry Priv realisht po vuan.”

Arsyet për këtë janë të shumta sipas ekzekutivëve në fjalë. Pritshmëritë nga një telefon Android me tastierë fizike ishin të larta por është kërkesa ajo që nuk u materializua asnjëherë. Një pjesë e madhe e blerësve të BlackBerry Priv ishin pikërisht lojalistët e BlackBerry. Por edhe këta patën vështirësi të adaptohet me sistemit operativ në fjalë.

Rezultatet financiare të publikuara në muajin Prill për tre mujorin e fundit të 2015-tës tregonin një performancë të dobët. Kompania shiti vetëm 600,000 njësi nga 850,000 që ishin pritshmëritë e Wall Street.

Vetë shefi ekzekutiv, John Chen, e konsideroi situatën e shitjeve të BlackBerry Priv mjaft kritike dhe se kompania po vlerësonte një mundësi largimi nga tregu i harduerit. “Vitin e ardhshëm duhet ta shndërrojmë biznesin e harduerit në fitimprurës, përndryshe të gjithë do të pyesnin çfarë po bëjmë,” shprehej Chen për Recode.

Megjithatë Chen konfimoi se kompania do të prezantojë dy produkte të reja të rangut të mesëm po me sistem operativ Android dhe çmim që sillet rreth 400 dollarëve. (PCWorld Albanian)

Raportohet se BlackBerry po “vuan” në tregun e telefonëve Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)