Raportohet se Apple do të përditësojë linjën e laptopëve MacBook Pro gjatë Tetorit

Publikuar më: 30-09-2016

470949473491Pasi iPhone 7 dhe ora inteligjente Apple Watch 2 fituan vëmendjen e konsumatorëve prej pothuajse një muaji, tani vëmendja po kthehet nga linja e laptopëve Mac të cilët kanë nevojë për përditësime.

Spekulimet sugjerojnë se Apple do të përditësojë linjën Mac përpara fundit të vitit ndjekur nga një model i ridizenjuar terësisht i MacBook Pro. Sipas MacRumors modelet e reja Pro do të kenë versionin më të fundit të macOS 10.12.1, skaner të shenjave të gishtërinjve Touch ID dhe një panel me prekje OLED i cili do të zëvendësojë butonët e funksioneve.

Thuhet se Apple gjithashtu do të distancohet nga grafikat Nvidia në favor të arkitekturës Polaris të AMD për modelet 15 inç. Përveç laptopëve MacBook Pro Apple pritet të lançojë edhe modelet e përditësuara të MacBook Air me porta USB-C dhe kompjterave iMac me grafikat AMD përpara fundit të vitit.

Së fundi, Apple po punon me LG në një ekran të jashtëm me rezolucion 5K i cili do të zëvendësojë ekranin Thunderbolt. Mac Pro dhe Mac Mini janë paisjet të cilat vijojnë të ngelen në hije. (PCWorld Albanian)

Raportohet se Apple do të përditësojë linjën e laptopëve MacBook Pro gjatë Tetorit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)