Harduer

Raportohet se Apple do të përditësojë linjën e laptopëve Macbook Pro në fund të 2016-tës

May 24 2016
0 Shpërndarje
Raportohet se Apple do të përditësojë linjën e laptopëve Macbook Pro në fund të 2016-tës

Apple-MacBook-Pro-13-2-930x594Apple po planifikon të rifreskojë linjën e saj të laptopëve premium, Macbook Pro në tre mujorin e tretë të 2016-tës shkruan një raport.

Do të prezantohen dy modele: 13 inç dhe 15 inç, që të dy me ekrane OLED me prekje dhe skaner të shenjave të gishtërinjve TouchID sipas 9to5Mac. Dizajni i modeleve të reja do të influencohet së shumti nga ai i Macbook 12 inç i cili kohët e fundit u rifreskua me preçesorët Intel Core M dhe grafika më të shpejta.

Gjithashtu MacBook Pro 2016 do të sjellin mbështetje për portat USB-C dhe Thunderbolt 3. Nuk ka dyshim se laptopët e fuqishëm Macbook Pro të përditësuar së fundi në 2012-tën kanë nevojë për një rifreskim shprehej Ming Chi Kou, analist i produkteve të Apple. Gjatë muajit Mars ai raportonte se vetëm në 2017-tën Apple do të rifreskonte linjën e iPhone.

Përveç përditësimit të Macbook Pro, Apple do të sjellë një model të ri 13 inç Macbook krahas atij 12 inç vijon më tej 9to5Mac. (PCWorld Albanian)

Tags >

MacBook
Lajmet e fundit>