Raporti i tremujorit të dytë të AKEP: Vodafone dominon tregun mobil, ALBtelecom atë fiks

Publikuar më: 11-08-2015

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka publikuar raportin e tremujorit të dytë të 2015 me statistikat më të fundit nga tregu i komunikimeve elektronike. Ky raport zbulon disa të dhënat mjaft interesante si dominimin e Vodafone në tregun e telefonisë celulare dhe atë të ALBtelecom në tregun fiks dhe internet.

Por as rivalët e tyre nuk qëndrojnë pas ku siç mund të kuptoni edhe ju vetë tregu i telefonisë celulare është ai që po merr më shumë vëmendje në Shqipëri.

Telefonia Celulare

Numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve mobile sipas AKEP llogaritet të jetë në shifrat e 3,311,150 abonetëve nga 4.885.780 karta SIM aktive. Krahasuar me tremujorin e parë kemi të bëjmë me një rritje prej 4 % në numrin e abontëve aktivë dhe rënie me 1 % në numrin e kartave SIM aktive. Edhe numri i thirrjeve dalëse është rritur me 7 % ndërsa ka pasur rënie numri i SMS-ve të dërguara me 16 %. Gjithashtu janë portuar vetëm 22,891 numra nga 25,578 një vit më parë.Screenshot from 2015-08-11 13:49:35Operatori dominant është Vodafone me 1,558,945 abonentë aktivë ndjekur nga Telekom (AMC) me 1,001,242 abonetë aktivë. Vendin e tretë dhe të katërt e mbajnë Eagle Mobile (ALBtelecom) dhe Plus Communication me 481,345 dhe 269,618 abonetë aktivë respektivisht. Raporti mes përdoruesve aktivë celularë me kontratë dhe atyre me parapagim është 8 % dhe 92 % respektivisht.

Gjithashtu edhe aksesi në internetin 3G dominohet nga Vodafone ku 564,230 abonentët përdorin këtë shërbim përmes aparatit celular dhe 30,219 përmes një modemi USB 3G. Telekom Albania(AMC) ka 154,000 abonetët që shfrytëzojnë shërbimin 3G përmes aparatit celular dhe 65,783 përmes një modemi USB 3G. Eagle Mobile ka 183,380 abonetë që përdorin shërbim 3G përmes aparatit celular dhe 6,919 përmes një modemi USB 3G.

Telefonia Fikse

Telefonia fikse është edhe sektori që po zhvillohet me ritme më të ngadalta se asnjë sektor tjetër i komunikimeve elektronike në Shqipëri. U vu re një rritje me vetëm 2% sipas raportit të AKEP duke shkuar në shifrën e 228 mijë abonentëve. ALBtelecom vijoi me një rënie tjetër prej 2 % po që është operatori dominant me 171,568 abonentë ku ndjelësi më i afërt është ABCOM me 13,969. Operatorë të tjerë janë Nisatel me 9,236 abonentë, Tring Communication me 4,306 abonetë dhe AMC Fiks me 6,066 abonentë.Screenshot from 2015-08-11 13:56:51Interneti Fiks

Numri i abonetëve me akses në internet fiks arriti në 228 mijë, një rritje me 5.2 % krahasuar vetëm me tre mujorin e parë të 2015-tës. Sipas raportit të AKEP Shqipëria akoma vuan nga normat e ulët e penetrimit të shërbimit të internetit fiks për famije dhe popullsi. Operatori me më shumë abonentë është ALBtelecom me 89,253 ndjekur nga ABCOM me 50,117 Tring Communication me 30,071 dhe Abissnet me 24,384 abonentë. Screenshot from 2015-08-11 13:58:01

Bazuar në këtë shifra, ALBtelecom pati rritje me 5 %, ABCOM pati humbje me 1 %, Abissnet pati rritje me 18 % ndërsa Tring u rrit vetëm 1 %. Vetëm 8.05 % e Shqiptarëve kanë akses në internet fiks ndërsa 32 % e familjeve shqiptare përdorin këtë shërbime. (PCWorld Albanian)

Raporti i tremujorit të dytë të AKEP: Vodafone dominon tregun mobil, ALBtelecom atë fiks
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)