Raporti i transparencës së Apple: Plot 494 kërkesa për informacion nga autoritetet europiane

Publikuar më: 20-04-2016

3552Autoritetet Amerikane kanë kërkuar informacion për 1,015 llogari kurse ato Europiane për 494 llogari nga Apple gjatë gjysmës së dytë të 2015-tës, bëri të ditur raporti i transparencës së prodhuesit të iPhone ditën e Marte.

Kërkesat për informacion konsistojnë në shërbime të tilla si iMessages, e-mail-et, fotot dhe rezervat e paisjes. Kjo shifër kërkesash është rritur bindshëm po ta krahasojmë me raportin e kaluar.

Edhe pse numri i kërkesave është rritur, individët e prekur përgjatë kësaj periudhë janë më të paktë. Që me zbulimet e ish kontraktorit të NSA-së, Edward Snowden, raportet e transparencës tashmë janë bërë routinë për gjigandët e internetit si Google, Yahoo, Twitter dhe Facebook, me publikime në afate kohore prej gjashtë muajsh.

Statistikat e ofruara nga Apple janë më të detajuara nxitur edhe nga beteja ligjore e kompanisë me FBI-në muajin e kaluar. Raporti i transparencës së Apple vë në dukje disa ndryshime themelore në format e komunikimit mes njerëzve. Nëse dikur mjaftonte të ndërhyje në një linjë telefonike për të përgjuar përdoruesit me ndihmën e kompanisë telefonike, sot historia është krejtësisht ndryshe.

Shumë të dhëna nuk mund të aksesohen nga telekomët në iPhone, të dhëna të tilla që burojnë nga iMessage, e-mail-i, lista e kontakteve dhe ditari të cilët ruhen në llogarinë iCloud. Hetuesit dhe agjensitë e zbatimit të ligjit janë aty ku të dhënat gjenden, tek Apple.

Në Europë, shteti me kërkesat më të larta është Britania me 208 të tilla ndjekur nga Gjermania me 130 dhe Franca me 60 kërkesa. Turqia e cila vazhdimisht ka qenë në qendër të vëmendjes me kërkesat e shumta ndaj Twitter, në raportin e transparencës së Apple mësohet të ketë bërë vetëm 3 kërkesa. (PCWorld albanian)

Raporti i transparencës së Apple: Plot 494 kërkesa për informacion nga autoritetet europiane
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)