Raporti i 5-të i transparencës së Facebook: 8 kërkesa për informacion nga Shqipëria, 6-të nga Kosova

Publikuar më: 13-11-2015

advertisers-should-only-pay-ads-that-are-actually-seen-by-users-facebookKërkesat qeveritare për informacion në rrjetin social Facebook janë rritur me 18 % krahasuar me një vit më parë. Kështu shprehet raporti i 5-të i transparencës së Facebook ku përgjatë periudhës Janar – Qershor 2015 janë bërë 41,214 kërkesa në të gjithë botën.

Por kjo është vetëm një pjesë e raportit i cili gjithashtu hedh dritë mbi përmbajtjet e larguara të cilit shkelnin ligjet lokale. Kështu mësuam se shkeljet të tilla janë rritur me 112% nga viti në vit ose e thënë ndryshe nga 9,707 në fund të 2014-tës në 20,586 në fund të Qershorit të 2015-tës.

Pjesë e raportit të transparencës për të pestën herë janë edhe Shqipëria e Kosova së bashku me fqinjët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

albania

Qeveria Shqiptare në total ka bërë 8 kërkesa për informacion nga 16 në raportin e fundit ku janë prekur 14 përdorues dhe llogari nga 34 në raportin e fundit.

Në Kosovë kemi të bëjmë me një trefishim të kërkesave. Qeveria ka kërkuar informacion për 14 llogari si rezultat i 6 kërkesave. Një vit më parë qeveria Kosovare kishte kryer 2 kërkesa me impakt mbi 7 llogari përdoruesish. Në Maqedoni kërkesat për të dhëna shënuan rritje me dyherë nga 5 kërkesa në fund të 2014-tës në 10 në Qershor të 2015-tës. Në raportin e fundit ishin prekur vetëm 8 llogari ndërsa këtë herë plot 23.

kosovo

Sa i përket Malit të Zi dhe Serbisë, kjo e fundit mban rekordin me plot 19 kërkesa dhe 27 llogari të prekura përgjatë periudhës Janar – Qershor 2015. Qeveria e Malit të Zi gjithashtu kreu 3 kërkesa me impakt në 4 llogari përdoruesish.

Në blog Facebook shkruante se informacioni në raport ka të bëjë me numrin e kërkesave dhe largimet e përmbajtjeve të cilat shkelin ligjet lokale. Si rezultat Shqipëria dhe Kosova nuk ka ndonjë largim përmbatjesh si rezultat i shkeljeve të ligjeve lokale. Madje as në Maqedoni, Malin e Zi dhe Serbi. Për më shumë detaje ju ftojmë të ndiqni raportin e transparencës së rrjetit social. (PCWorld Albanian)

Raporti i 5-të i transparencës së Facebook: 8 kërkesa për informacion nga Shqipëria, 6-të nga Kosova
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)